Së bashku kujtojnë Jacques Chirac

Së bashku kujtojnë Jacques Chirac

Rreth 30 liderë të huaj janë mbledhur të hënën në kryeqytetin francez, Paris, për funeralin e ish-presidentit, Jacques Chirac, i cili ka vdekur javën e kaluar.

Në mesin e tyre është edhe Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, i cili në këtë ceremoni është takuar me ish-presidentin amerikan, Bill Clinton.

“Si gjithmonë kënaqësi të takoj mikun tim dhe të Kosovës, Presidentin Bill Clinton. Së bashku e kujtuam Presidentin Chirac dhe angazhimin tonë të përbashkët për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës”, ka shkruar Thaçi në një postim “Facebook” duke bashkangjitur edhe disa fotografi me mikun e Kosovës.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi u shpreh se populli i Kosovës është përjetësisht mirënjohës ndaj presidentit të ndjer Chirac.

Chirac është nderuar nga shumë francezë për rolin e tij në Francë por edhe botë, duke kundërshtuar ndërhyrjen në Irak më 2003,

Jacques Chirac vdiq të enjten. Ai ishte lindur më 29 nëntor 1932. Ishte President i Republikës së Francës për 12 vjet.

Chirac do të varroset në Paris, në varrezat Montparnasse, ku gjendet edhe vajza e tij, Laurence, e cila ka vdekur më 2016./21Media