"Si gjithmonë, kënaqësi takimi me kryeministrin Edi Rama"

“Si gjithmonë, kënaqësi takimi me kryeministrin Edi Rama”

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka zhvilluar sot një takim me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. Pas takimit, Thaçi ka shkruar në Facebook se me Ramën kanë diskutuar për situatën politike në të dy vendet, po ashtu edhe për Samitin e Parisit.

“Si gjithmonë, kënaqësi takimi me kryeministrin Edi Rama. Biseduam për aktualitetet politike në Kosovë, Shqipëri dhe rajon, si dhe për përgatitjet e Kosovës për Samitin e Parisit.”, ka shkruar Thaçi.

Samiti i Parisit do të mbahet më 1 korrik, me ftesë të presidentit francez, Emmanuel Macron./21Media