Vajzat kosovare në garën e robotikës

Vajzat kosovare në garën e robotikës

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi sot u takua me grupin e studenteve invoatore që do ta përfaqësojnë Kosovën në Dubai në garën ndërkombëtare të robotikës.

Kosova në këtë garë është në mesin e 170 shteteve.

Kreu i vendit përmes një postimi në llogarinë e tij “Facebook”, vajzave përfaqësuese iu uroi suksese.

“Kosova ka të rinj dhe të reja me talent në të gjitha fushat e shkencës, në sport dhe muzikë. Iu dëshiroj sukses Albanës, Eltës dhe Elitës”, ka shkruar Thaçi tutje duke ia bashkangjitur edhe një fotografi ku shihet së bashku me vajzat garuese./21Media