Thaçi takohet me Walker-in: Miqtë e Kosovës na ndihmuan për të përmirësuar jetën

Presidenti në SHBA

Presidenti Hashim Thaçi është takuar me ambasadorin William Walker në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Thaçi tha se takimet me Walkerin “sa janë takime pune, aq janë edhe takime miqsh, ku bisedojmë për arritjet e Kosovës që nga përfundimi i luftës dhe për mënyrat sesi të bashkëpunojmë sa më mirë më tej”.

Tutje në shkrimin e tij në Facebook, presidenti tha se miqtë e Kosovës na kanë ndihmuar gjithmonë për të avancuar çështjen e Kosovës dhe për të përmirësuar jetën e qytetarëve.

Thaçi ka udhëtuar më 23 shkurt për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për t’u takuar me zyrtarë të lartë të administratës amerikane./21Media

Back to top button