"Dialogu është rruga e vetme për të siguruar paqe të qëndrueshme dhe stabilitet në rajon”

“Dialogu është rruga e vetme për të siguruar paqe të qëndrueshme dhe stabilitet në rajon”

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është duke marrë pjesë në konferencën e sigurisë në Mynih të Gjermanisë. Thaçi atje është takuar me ushtruesin të detyrës së ndihmës-sekretarit amerikan të Shtetit për çështje të Evropës dhe Euroazisë, Philip Reeker.

Thaçi në Twitter ka shkruar se gjatë diskutimit me Reeker, i ka konfirmuar atij përkushtimin e Kosovës për të arritur marrëveshjen përfundimtare me Serbinë.

“Një diskutim i shkëlqyeshëm me ushtruesin e detyrës së ndihmës-sekretarit amerikan të Shtetit, Phil Reeker sot në Mynih. E falënderova atë për përkrahjen e ShBA-së për Kosovën dhe i konfirmova përkushtimin tonë për të arritur një marrëveshje përfundimtare të njohjes me Serbinë. Dialogu është rruga e vetme për të siguruar paqe të qëndrueshme dhe stabilitet në rajon”, ka shkruar Thaçi në Twitter. /21Media