Thaçi takon Hahnin, tregon se për çka biseduan

Thaçi e Hahan biseduan edhe për liberalizimin e vizave

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi sot është takuar me komisionerin e BE-së për Politikat Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit, Johannes Hahn.

Ky takim u zhvillua në kuadër të Konferencës së Sigurisë në Munichen të Gjemanisë.

I pari i Kosovës tregoi se çka u bisedua në këtë takim.

“Biseduam për perspektiven evropiane të Kosovës, për liberalizimin e vizave për qytetarët tanë dhe për domosdoshmërinë e arritjes së një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht të obligueshme ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e tij “Facebook”.

Konferenca e Sigurisë që po zhvillohet në Munchen, është një nga më të rëndësishmet dhe më të mëdhatë në botë, në konferencat e kësaj natyre. Në të takohen rreth 40 kryetarë shtetesh dhe qeverish dhe 100 ministra, mes tyre kancelarja gjermane Angela Merkel, zëvendëspresidenti amerikan Mike Pence, ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov.

Në këtë konferencë shpaloset raporti i ashtuquajtur “Raport i Sigurisë së Munichen”, që flet në 100 faqe për temat dhe rëndësinë e tyre para këshillimeve për gjendjen në të cilën gjendet bota./21Media

Back to top button