Thaçi takon shefin ekzekutiv të International Development Finance Corporation

Biseduan për të tërhequr investime të huaja në Kosovë

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka takuar shefin ekzekutiv të International Development Finance Corporation, Adam Boehler, me të cilin ka biseduar për potencialet e Kosovës për të tërhequr investime të huaja.

Presidenti Thaçi ka thënë se Kosova është e përcaktuar kah e ardhmja, prandaj edhe po punon për ta mbyllur kapitullin e të kaluarës, duke u angazhuar për një marrëveshje finale të paqes me Serbinë.

Kreu i shtetit ka shtuar se Kosova është shtet i ri me potenciale të mëdha investimi, që presin të shfrytëzohen.

International Development Finance Corporation (DFC) është agjenci e pavarur e Qeverisë Amerikane që ofron financim për projektet zhvillimore./21Media

Back to top button