Thaçi thirrje Sirisë dhe Rusisë: Ndalni sulmet

Turqia hakmerret

Presidenti Hashim Thaçi ka reaguar për sulmin ndaj forcave ushtarake të Turqisë brenda territorit sirian.

Thaçi, ka dënuar këto sulme derisa përmes një mesazhi në Twitter, thotë se Kosova rreshtohet me aleatët e NATO-s.

Në fund presidenti i Kosovës i bëri thirrje Sirisë dhe Rusisë që t’i ndalin menjëherë sulmet, dhe të lejojnë qasjen humanitare në zonë.

Ankaraja njoftoi se të paktën 33 ushtarë të saj janë vrarë, në një sulm ajror nga forcat e qeverisë siriane të mbështetura nga Rusia, në veriperëndim të Sirisë, duke rritur më tej tensionet midis Moskës, Ankarasë dhe Damaskut.

Drejtori i Komunikimit në presidencën turke, Fahrettin Altun, tha se Rusia dhe Irani, që mbështesin presidentin sirian Bashar al-Asad, do të humbasin të gjithë besueshmërinë, nëse nuk ndalojnë armiqësitë në rajonin e Idlibit.

Nëpërmjet shkrimit të tij në Twitter, Altun paralajmëroi hakmarrje nga ana e Turqisë për vrasjen e pjesëtarëve të saj.

Një organizatë monitoruese raportoi se nga sulmet hakmarrëse turke janë vrarë 16 ushtarë sirianë.

Nga ana e tyre Qeveria e Sirisë nuk ka bërë asnjë koment të menjëhershëm mbi përshkallëzimin e fundit në Idlib, të cilin forcat siriane të mbështetur nga Rusia po përpiqen të marrin nga rebelët./21Media

Back to top button