18 vjet nga Beteja e Koshares

18 vjet nga Beteja e Koshares

Me rastin e 18 vjetorit të Betejes së Kosharës presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi tha se Ushtria Çlirimtare e Kosovës e dëshmoi se ishte e përgatitur për të ndërmarrë operacione të luftës frontale me forcat serbe.

Ai tha se kjo betejë ndikoi të rritet edhe vetëbesimi i ushtarëve. “Thyerja e kufirit ndarës Kosovë-Shqipëri hapi një kapitull të ri, shumë të rëndësishëm të fitoreve dhe rriti vetëbesimin e ushtarëve tanë”, ka shkruar Thaçi në “Facebook”.

Sot në Koshare mbahet tubimi përkujtimor, në kuadër të manifestimit tradicional “Ditët e Shqipes”, për nder të Betejës së Koshares./21Media

http://rtv21.tv/thaci-thyerja-e-kufirit-kosove-shqiperi-kapitull-ri/
Facebook Comment