Presidenti Thaçi ka deklaruar se janë gati të nisim ndryshimet kushtetuese për ushtrinë

Presidenti Thaçi ka deklaruar se janë gati të nisim ndryshimet kushtetuese për ushtrinë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, tha për REL se ‘pajtohet me zyrtarët e lartë amerikanë për krijimin e Forcës së Armatosur të Kosovës përmes ndryshimeve kushtetuese’.

Presidenti Thaçi tha se transformimi i FSK-së në Forcat e Armatosura “duhet të jetë një proces gjithëpërfshirës vendor dhe i partneritetit të gjithëmbarshëm ndërkombëtarë, në veçanti SHBA-së dhe NATO-s”.

Ai tha se do ta nisë dhe udhëheqë një proces të diskutimeve me përfaqësuesit politikë të serbëve të Kosovës “për të shteruar të gjitha mundësitë e koordinimit me ta për krijimin e Ushtrisë së Kosovës”.

Thaçi tha se asgjë “nuk mund ta bllokojë themelimin e Forcave të Armatosura të Kosovës”, meqë siç tha “është një e drejtë e patjetërsueshme e qytetarëve të Kosovës dhe e institucioneve të një vendi të pavarur dhe sovran”.

http://rtv21.tv/thaci-ti-bind-serbet-per-ushtrine/
Facebook Comment