Thaçi: Tony Blair mbështet dialogun për një marrëveshje përfundimtare

Thaçi ka thënë se kontributi i Tony Blair për lirinë dhe pavarësinë tonë është i jashtëzakonshëm

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka qëndruar për vizitë zyrtare njëditore në Britani të Madhe. Përmes një postimi në twitter, i pari i shtetit ka treguar se është takuar me ish-kryeministrin britanik, Tony Blairin i cili mbështet fuqimisht dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

“Kam pasur një takim të rëndësishëm me mikun tim, Tony Blair në Londër. Kontributi i tij për lirinë dhe pavarësinë tonë është i jashtëzakonshëm. Ai e mbështet fuqimisht procesin e dialogut për një marrëveshje përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë, që do të rezultojë me njohjen e reciproke dhe anëtarësimin e Kosovës në NATO, BE dhe në OKB”, ka shkruar Thaçi.

Kreu i shtetit, Hashim Thaçi dje është takuar me Ministrin për Evropë dhe Amerikë të qeverisë britanike, Sir Alan Duncan me të cilin kanë biseduar për marrëdhëniet bilaterale, përfundimin e transformimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe për procesin e dialogut me Serbinë./21Media

Back to top button