Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi po qëndron në Sofje ku nesër do të fillojë samiti i Bashkimit Evropian

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi po qëndron në Sofje ku nesër do të fillojë samiti i Bashkimit Evropian

Ai gjatë ditës së sotme ka pasur dy takime të shkurtëra me përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Politika të Sigurisë, Federica Mogherinin, si deh presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Në Facebookun e tij, Thaçi bëri të ditur se me Mogherinin kanë biseduar për rëndësinë e pjesëmarrjes së Kosovës në Samitin historik të BE-së me shtetet e Ballkanit Perëndimor dhe perspektivën e qartë evropiane të Kosovës dhe fqinjëve të saj.

Gjithashtu kanë biseduar edhe për procesin e liberalizimit të vizave, dhe vazhdimin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, shkruan rtv21.tv.

Me prezencën e zonjës Mogherini, Thaçi është takuar edhe me presidentin serb Vuçiq, me të cilin janë pajtuar se faza e normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës e Serbisë duhet të fillojë në një të ardhme të afërt.

Sipas Thaçit përfundimi i këtij procesi sjell njohjen e Kosovës nga Serbia, dhe anëtarësimin e Kosovës në BE.

“Ky takim është dëshmi e përkushtimit të Kosovës për dialog dhe fqinjësi të mirë, vetëm një ditë para fillimit të Samitit në Sofje”, përfundon shkrimin e tij presidenti Thaçi./21Media