Thaçi udhëton për në Berlin

Thaçi në një panel me ish-ambasadorët

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka udhëtuar për në Berlin të Gjermanisë, ku do të marrë pjesë në konferencën e organizuar nga Instituti “Lindje-Perëndim”.

Këtë e bëri të ditur Zyra e Presidentit nëpëmjet një komunikate.

Ata njoftuan se në këtë konferencë pritet të marrin pjesë përfaqësues të lartë shtetërore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bashkimit Evropian dhe të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Thaçi do të jetë në një panel me ish-ambasadorin gjerman, Wolfgang Ischinger, ish-ambasadorin amerikan, Frank Wisner, si dhe ish-përfaqësuesen për Politikë të Jashtme të BE-së, baroneshën Catherine Ashton.

Në këtë panel do të flitet për procesin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe për perspektivën evropiane të shteteve të Ballkanit Perëndimor.

Presidenti dje qëndroi në Bruksel, me ç’rast mori pjesë në samitin “Ballkani Perëndimor në mes të Shpresës dhe Realitetit”, të organizuar nga Friends of Europe.

Në fjalën e tij, Thaçi tha se udhëheqja e re e Bashkimit Evropian duhet të tregojë vizion, guxim dhe lidership, duke u bërë partner i besueshëm për Ballkanin Perëndimor./21Media

Back to top button