Kosova dhe Japonia kremtojnë 10 vjetorin e lidhjes së marrëdhënieve diplomatike

Kosova dhe Japonia kremtojnë 10 vjetorin e lidhjes së marrëdhënieve diplomatike

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi sot do të udhëtojë për një vizitë zyrtare disa ditore në Japoni.

I pari i Kosovës do të zhvillojë takime me krerët më të lartë shtetërorë, për të shtyrë përpara agjendën e thellimit të bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve.

Gjatë kësaj vizite, Thaçi do të pritet nga Lartmadhëria e tij, Perandori i Japonisë.

Po ashtu, do të pritet edhe nga Kryeministri i Japonisë, Shinzo Abe, me të cilin do të ketë edhe një drekë punë pas takimit bilateral.

Sipas një komunikate të Presidencës, kjo vizitë e presidentit Thaçi në Japoni vjen tash kur dy vendet janë duke kremtuar 10 vjetorin e lidhjes së marrëdhënieve diplomatike.

“Vizita zyrtare ka për qëllim rritjen e bashkëpunimit bilateral dhe zgjerimin e shkëmbimit tregtar ndërmjet dy vendeve tona”, thuhet në komunikatë./21M1dia