Thaçi i gëzohet suksesit të Dua Lipës

Thaçi i gëzohet suksesit të Dua Lipës

Mbrëmë këngëtarja e njohur shqiptare me famë botërore, Dua Lipa ka shënuar histori, duke rrëmbyer dy çmime në ceremoninë “Grammy Awards”. Dua fitoi çmimet si: “Artistja më e mirë e re” si dhe “Kënga më e mirë e zhanrit dance”, shkruan rtv21.tv

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi përmes një postimi në Twitter ka uruar Dua Lipën për dy çmimet e fituara.

“Urime të sinqerta për Dua Lipën për dy çmimet e saja Grammy. Derisa po e festojmë 11 vjetorin e Pavarësisë dhe 20 vjetorin e çlirimit, Dua na bëri neve të gjithëve – dhe gjithë botën – që t’i gëzohemi forcës, talentit dhe qëndresës e femrave kosovare”, ka shkruar Thaçi në Twitter.

Kjo është hera e parë që një artiste shqiptare fiton dy çmime prestigjioze “Grammy”./21Media