Thaçi uron Milanoviqin

Zoran Milanoviq presidenti i ri i Kroacisë

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka përgëzuar homologun e tij të ri kroat, Zoran Milanoviq për fitore në zgjedhjet presidenciale.

Milanoviq nga radhët e socialdemokratëve dje në raundin e dytë mori më shumë vota se kundërkandidatja Kolinda Grabar-Kitaroviq, e cila ishte njëherësh presidente e Kroacisë në mandatin e kaluar nga radhët e HDZ-së.

“Uroj Zoran Milanoviq për fitoren e tij në zgjedhjet presidenciale kroate. Mezi pres forcimin e mëtutjeshëm të partneritetit strategjik midis Kosovës dhe Kroacisë. Faleminderit presidentes Grabar-Kitaroviq për miqësinë dhe bashkëpunimin gjatë mandatit të saj”, shkruan Thaçi në Twitter.


Në garën për president të Kroacisë kanë qenë gjithsej 11 kandidatë, nga ta 8 burra dhe 3 gra.

Në rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale të mbajtura dje, Milanoviq ka mposhtur presidenten aktuale, Kolinda Grabar-Kitaroviç./21Media

Back to top button