Sipas Thaçit është koha të shtohet cilësia në arsim

Sipas Thaçit është koha të shtohet cilësia në arsim

Në shkollat e Kosovës sot fillon viti i ri shkollor 2019-2020. Më këtë rast presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ua ka uruar fillimin e vitit të ri shkollor të gjithë nxënësve mësuesve dhe prindërve të Kosovës.

“Suksesi i nxënësve që sot për herë të parë vijojnë ë klasën e parë, do të përcaktojë nesër fatin dhe të ardhmen e gjithë shoqërisë dhe shtetit të Kosovës”, ka shkruar i pari i vendit në llogarinë e tij “Facebook”.

Ai përmendi se në këto dy dekadat e fundit është investuar në infrastrukturë, në modernizimin e kurrikulave dhe objekteve shkollore. Sipas Thaçit tani është koha që të nxitet cilësia, si parakusht për forcimin e përgatitjes profesionale të fëmijëve.

“Urime fillimi i vitit të ri shkollor të gjithë nxënësve, mësuesve dhe prindërve të Kosovës”, ka uruar presidenti duke ia bashkangjitur edhe një fotografi ku shihet së bashku me disa fëmijë./21Media