Thaçi uron për më shumë gëzime në familje

Urimi i presidentit për festë

Presidenti Hashim Thaçi, i ka uruar të gjithë besimtarët e krishterë për festën e Krishtlindjes, duke ju dëshiruar shëndet, lumturi dhe shumë gëzime në familjet e tyre.

Në urimin e tij, presidenti se në këtë natë të bekuar duhet të ripërtërijmë vlerat njerëzore dhe shpirtërore, duke rritur mirëbesimin, solidaritetin dhe humanizmin me njëri-tjetrin.

Edhe ipeshkvi i Kosovës, Imzot Dodë Gjergji, ka përcjellë urimet më të mira për besimtarët dhe popullin e Kosovës. Ai uroi që kjo festë të bëhet një burim shprese, jete dhe dashurie për secilin e t’iu mundësojë të gjithëve të kenë më shumë paqe, dashuri, mirëkuptim dhe pajtim.

Kujtojmë se mesha solemne e Krishtlindjes do të mbahet në Katedralen “Shën Nënë Tereza” në Prishtinë, të cilën do ta udhëheq Imzot Dodë Gjergji, në bashkëmeshim me meshtarë të dioqezës./21Media

Back to top button