Thaçi ka uruar Distria Krasniqin dhe Nora Gjakovën

Thaçi ka uruar Distria Krasniqin dhe Nora Gjakovën

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka uruar Distria Krasniqin dhe Nora Gjakovën për medaljen e artë në Lojërat Mesdhetare në Tarragona.

Thaçi ka thënë se janë vajzat dhe djemtë e talentuar të Kosovës që po e bëjnë Kosovën krenare.

“Vajzat dhe djemtë e Kosovës, me talentin tyre, po na bëjnë krenarë dhe po e promovojnë imazhin e vërtetë të vendit të tonë kudo nëpër botë. Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova dolën të arta në Spanjë, në Lojërat Mesdhetare në Tarragona. Fitorja e tyre ka rëndësi të dyfishtë për sportin dhe diplomacinë tonë”, ka shkruar presidenti në profilin e tij në Facebook.