Thaçi vazhdon t’i bëjë thirrje Japonisë të investojë në Kosovë

Thaçi në Japoni

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, gjatë vizitës shtetërore në federatën më të madhe të bizneseve në Japoni “Keidanren”, ka prezantuar mundësitë për të investuar në Kosovë.

“Tregu i Kosovës me popullatën më të re, të talentuar, me ligjin për investime strategjike, me infrastrukturën rrugore dhe pozitën gjeografike përbën një vend ideal për investimet japoneze”, ka shkruar Thaçi në “Facebook”.

I pari i vendit tregoi se i ka ftuar të gjithë përfaqësuesit e kompanive dhe korporatave japoneze që me 2 tetor 2019 të marrin pjesë në Seminarin e Bizneseve të Kosovës, që do të mbahet në Vjenë, ku pritet që në detaje të prezantohen mundësitë për investime në Kosovë.

Gjatë vizitës në Japoni, presidentit Thaçi i është organizuar një vizitë në tempujt të vjetër të qytetit të Kyotos. Ka takuar dy studentë kosovarë, të cilat janë duke studiuar në Osaka dhe Kyoto. Po ashtu ka takuar përfaqësues të lartë të kompanisë më të madhe automobilistike në botë “Toyota” duke i ftuar të investojnë në Kosovë./21Media

Back to top button