Thaçi tha se qytetarët nuk janë të detyruar t'i respektojnë vendimet antikushtetuese të Qeverisë

Thaçi tha se qytetarët nuk janë të detyruar t’i respektojnë vendimet antikushtetuese të Qeverisë

Kreu i shtetit, Hashim Thaçi e ka quajtur antikushtetues vendimin e sotëm të mbledhjes së Qeverisë për kufizimin e lëvizjes së qytetarëve. I pari i shtetit deklaroi ky vendim është shkelje flagrante e Kushtetutës së Kosovës.

Sipas tij, liria e lëvizjes mund të kufizohet vetëm kur të shpallet gjendje e jashtëzakonshme.

” Jam detyruar që sonte të thërras mediat dhe përmes tyre t’iu drejtohem në këtë orë të vonë për shkak të vendimit të rrezikshëm të Qeverisë së Kosovës për sigurinë dhe qytetarët e vendit. Kryeministri dhe qeveria kanë shkelur në mënyrë flagrante Kushtetutën e Kosovës. Është në kundërshtimin me ligjet e Kosovës. Vendimi për kufizimin e lëvizjes së qytetarëve… Kufizimi i lirive dhe të drejtave të qytetarëve bëhet vetëm pas shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme. Një gjendje e tillë nuk ekziston”, tha Thaçi.

I pari i shtetit deklaroi se qytetarët nuk janë të detyruar t’i respektojnë vendimet antikushtetuese të Qeverisë Kurtit dhe se as policia nuk duhet të zbatojë këto vendime, pasi nuk kanë efekte juridike.

Në fund deklaroi se nesër paradite do t’i kërkojë Gjykatës Kushtetuese për ta pezulluar këtë vendim./21Media