Për nder të Ditës Përkujtimore të Mbretërisë së Bashkuar

Për nder të Ditës Përkujtimore të Mbretërisë së Bashkuar

Në nder të Ditës Përkujtimore të Mbretërisë së Bashkuar, Ambasada britanike në Prishtinë ka organizuar sot Shërbimin Përkujtimor pranë Memorialit të Dëshmorëve Britanik.

Me këtë rast presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i shoqëruar nga ambasadori britanik, Ruari Oconell vendosen kurora lulesh në memorialin përkujtimor të dëshmorëve britanik, në sheshin “Edit Durham”, duke shënuar ditën përkujtimore të Mbretërisë së Bashkuar.

“Sot, Kosova bënë nderimin për të gjithë ato gra dhe burra britanikë që dhanë jetën e tyre duke i shërbyer paqes, stabilitetit, mirëkuptimit, tolerancës dhe misioneve humanitare në Kosovë”, tha Thaçi.

Kreu i shtetit ka thënë se Kosova, institucionet dhe populli i saj, do të jenë gjithmonë mirënjohës ndaj Britanisë së Madhe për mbështetjen e vazhdueshme dhe do të nderojnë gjithmonë sakrificën  e këtyre burrave dhe grave britanikë, por edhe përkushtimin e jashtëzakonshëm në mbështetje të Kosovës, të paqes dhe stabilitetit për tërë rajonin e Ballkanit Perëndimor./21Media