Do të pritet nga Perandori dhe Kryeministri Abe

Do të pritet nga Perandori dhe Kryeministri Abe

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, të dielën do të udhëtojë për një vizitë zyrtare disa ditore në Japoni.

Vizita zyrtare ka për qëllim rritjen e bashkëpunimit bilateral dhe zgjerimin e shkëmbimit tregtar ndërmjet dy vendeve tona.

Presidenti Thaçi do të zhvillojë takime me krerët më të lartë shtetërorë, për të shtyrë përpara agjendën e thellimit të bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve.”, thuhet në komunikatën e presidencës.

Gjatë kësaj vizite, presidenti Thaçi do të pritet nga Lartmadhëria e tij, Perandori i Japonisë.

Po ashtu, do të pritet edhe nga Kryeministri i Japonisë, Shinzo Abe, me të cilin do të ketë edhe një drekë punë pas takimit bilateral.

Kjo vizitë e presidentit Thaçi në Japoni vjen tash kur dy vendet janë duke kremtuar 10 vjetorin e lidhjes së marrëdhënieve diplomatike./21Media