Thaçi viziton shkollat për përmirësimin e cilësisë

Presidenti Thaçi do të vizitojë nxënësit dhe mësimdhënësit e shkollave të ndryshme

Në prag të përfundimit të vitit shkollor 2016 / 17, gjatë ditëve të ardhshme, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi do të vizitojë nxënësit dhe mësimdhënësit nëpër shkolla të ndryshme të Kosovës.

Siç njofton zyra për informim e Presidentit, qëllimi i këtyre takimeve me mësimdhënës dhe nxënës është shprehja e mbështetjes për nevojën e përmirësimit të cilësisë së arsimit në nivel të Kosovës dhe shprehje e mirënjohjes për të arriturat e nxënësve dhe arsimtarëve në realizimin e programeve arsimore.

”Presidenti Thaçi, si gjithmonë, mbetet i  përkushtuar për rritjen e mirëqenies së mësimdhënësve, vazhdimin e reformave në arsim, si parakusht për rritjen e zhvillimit ekomomik dhe krijimin e vendeve të reja të punës”, bëhet e ditur në komunikatë.

Back to top button