Thaçi viziton shkollën “Abedin Rexha” në Burojë

Thaçi ka thënë se është ndjenjë e veçantë sa here takon mësimdhënësit dhe nxënësit në vendlindje

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka vizituar shkollën “Abedin Rexha” në Burojë, ku më këtë rast arsimtarët i ka uruar për përfundimin me sukses të vitit shkollor.

“Si gjithmonë ndjenjë e veçantë sa herë takoj mësimdhënësit dhe nxënësit në vendlindjen time, në shkollën “Abedin Rexha” në Burojë. Nxënësit dhe arsimtarët i urova për përfundimin me sukses të vitit shkollor 2016/17. Vetëm me një edukim cilësor hapim rrugë për zhvillim ekonomik të vendit tonë”, ka thënë Thaçi./21Media

Back to top button