Xhudoja si simbol i suksesit ndërkombëtar

Xhudoja si simbol i suksesit ndërkombëtar

Edhe presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka përgëzuar xhudistet e arta Distria Krasniqin dhe Nora Gjakovën.

“Xhudistet e Kosovës të pandalshme edhe në Antalya Grand Prix. I përgëzoj Distria Krasniqin, Nora Gjakovën, xhudistet e tjera dhe trajnerët për medaljet e arta”, ka shkruar Thaçi sot në ‘Facebook’.

I pari i vendit, tha se falë këtyre sukseseve, xhudoja jonë po shndërrohet në simbol të suksesit ndërkombëtar.

Ndryshe, xhudistet kosovare, Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova i kanë fituar medaljet e arta mbrëmë në Grand Prix Antalya të Turqisë./21Media

http://rtv21.tv/thaci-xhudistet-e-kosoves-te-pandalshme/
Facebook Comment