Thaçi: Ka pas përpjekje të bisedojnë edhe me mua para 7-8 muajve

Thaçi: Ka pas përpjekje të bisedojnë edhe me mua para 7-8 muajve

Pas publikimit të video-incizimit ku kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev shpreh shqetësimin për ndryshim të kufijve në rajon, presidenti Hashim Thaçi, tha se ka pranuar telefonatë nga Zaev, për të cilin thotë se i ka kërkuar falje atij dhe Kosovës që ka rënë pre e provokimeve. Presidenti Thaçi thotë se para disa muajsh këta mashtrues kanë tentuar të zhvillojnë edhe me të një bisedë të tillë telefonike.