Vogëlushja jeton me oksigjen dhe tuba ushqyes...

Vogëlushja jeton me oksigjen dhe tuba ushqyes…

Vogëlushja që shikoni në foto është Phoenix Da’Vine, e cila është sfiduar në mënyrën më të keqe që në muajt e parë të lindjes, e megjithatë rasti i saj mund të konsiderohet një nga ato mrekullitë që Zoti bën me krijesat e tij që kapen fort pas jetës.

Phoenix është lindur më 25 gusht të vitit 2018. Mjekët konstatuan se ajo ka lindur me një defekt në zemër të quajtur barkushe e dyfishtë dalëse. Kjo do të thotë që zemra e saj nuk mund të qarkullonte siç duhej oksigjenin rreth trupit të saj.

Më 4 shtator të vitit 2018, ajo është dashur t’i nënshtrohej ndërhyrjes së parë kirurgjikale për të kufizuar sasinë e gjakut që rridhte në mushkërinë e saj, në mënyrë që të parandalonte dështimin kongjestiv të zemrës.

Por, operacioni i parë nuk ka zgjidhur problemin dhe vogëlushja kërkoi një operacion të dytë, i cili është krye në një kohë shumë të shkurtër, më 30 tetor. Disa muaj më vonë, në mars, Phoenix ka kaluar në arrest kardiak, duke i shkaktuar dëmtime të mëdha të trurit për shkak të mungesës së oksigjenit.

Mjekët kanë njoftuar se ajo nuk do të kishte një cilësi të mirë jete. Phoenix ka nisur të kishte rrjedhje gjaku nga hunda. Gjatë vozitjes në dhomën e urgjencës ngjyra e lëkurës së saj është kthyer në blu dhe ka pasur probleme me frymëmarrjen.

Tronditja për familjen ka ardhur në prill, kur mjekët kanë kërkuar miratimin e tyre për t’i hequr ventilatorin që e ndihmonte Phoenix-in të merrte frymë. Nëna e saj, Monique Goldring, ka hequr dorë nga vajza.

“Unë u luta. I kërkova asaj të më tregojë nëse është e lodhur. Ajo u kthye dhe më shikoi. E kuptova që ishte e lodhur”, ka thënë nëna e vogëlushes.

Pasi i janë hequr tubat, mjekët kanë thënë se jetëgjatësia e vogëlushes do të ishte vetëm 6 orë. Por, nuk ishte e thënë.

Phoenix vazhdon të jetojë dhe prindërit e saj po bëhen gati për t’i festuar ditëlindjen e saj të parë këtë 25 gusht.

“Mjekët thonë se ajo nuk do të ecë, nuk do të flasë. Unë theksoj që ajo mund të mos i bëjë këto gjëra tani, por më thanë gjithashtu se ajo nuk do të kishte jetë më shumë se 6 orë. Kështu që unë do të ulem dhe do ta shikoj atë derisa përmirësohet”, ka thënë nëna e vogëlushes.

Sipas saj, Phoenix ka edhe dy operacione që mjekët nuk kanë pranuar t’i realizojnë frika se ajo nuk do të mbijetojë. Ajo jeton me oksigjen dhe tuba ushqyes dhe kërkon monitorim dhe kujdes përgjatë gjithë ditës, raporton oranews.