Këtë ndryshim ka bërë Tuna

Këtë ndryshim ka bërë Tuna

Këngëtarja e njohur shqiptare, Altuna Sejdiu dhe partneri i saj Patris Berisha janë një ndër çiftet më të pëlqyer dhe shumë të komentuar, shkruan rtv21.tv

Ndonëse kohëve të fundit është përfolur për ndarje e tyre, Tuna ka shuar thashethemet me veprimin e fundit që ka bërë.

Në biografinë e saj në rrjetin social Instagram, ajo ka shtuar mbiemrin e bashkëshortit.

Ndryshe, artistja së fundmi ka rrëmbyer vëmendjen me fotografinë e fundit që ka publikuar.

“Më së miri reflektoj kur flas me vetveten”, ka shkruar këngëtarja krahas fotografisë në të cilën shfaqet tejet tërheqëse e mbështetur mbi një piano.

“Nuk ma do zemra” titullohet projekti i fundit i Tunës, të cilin e solli në muajin gusht. Kënga është pritur mjaft mirë nga publiku dhe deri tani në Youtube numëron mbi 2 milionë klikime./21Media