Vëmendja tek dënimi i Harvey Weinstein

Vëmendja tek dënimi i Harvey Weinstein

Yjet e filmit “The Invisible man”, u paraqitën në tepihun e kuq pranë TCL Chinese Theatre në Hollywood, me rastin e shfaqjes së këtij filmi. Në mesin e tyre ishin Elizabeth Moss, e cila paraqitet me rolin kryesor, Aldis Hodge dhe shumë yje të tjerë.

Filmi “The Invisible Man” është ripunim nga filmi klasik me po këtë titull, i realizuar në vitin 1933, ndërkaq ngjarja në të bazohet në romanin e autorit anglez, Herbert Wells, me po këtë titull.

Moss luan rolin e Cecilia-s, e aktori Oliver Jackson-Cohen rolin e ish bashkëshortit të saj abuziv, Adrian.

Në tepihun e kuq në këtë premierë, vëmendje e veçantë, veç filmit iu kushtua edhe drejtësisë.

Moss, në pyetjen se çka mendon për prodhuesin e famshëm të filmave Harvey Weinstein, i cili u dënua me burg për ngacmime seksuale të disa aktoreve vite më parë, tha se mendon që drejtësia është me rëndësi kur qohet në vend. Ajo po ashtu mendon se ka edhe shumë për të bërë sa i përket ngacmimeve seksuale, megjithatë, shpreson se gratë e viktimizuara tani pas dënimit të Weinstein janë më të qeta që u mor një vendim në favor të tyre.

Burgimi i Weinstein po vlerësohet si shumë i rëndësishëm për lëvizjen “#MeToo”, e cila lufton ngacmimet, shkruan rtv21.tv

Për burgimin e Weinstein ka folur edhe prodhuesi i filmave, Jason Blum, i cili ka thënë se pajtohet se kjo është ditë e re dhe se ndihet keq për të gjitha viktimat.

E aktorja Storm Reid, e cila luan në filmin “The Invisible Man”, mendon se duhet të bëhet edhe shumë në këtë drejtim, dhe se tani duhet të bëhet progres edhe në botë.

Filmi “The Invisible Man”, pas Los Angeles-it do të shfaqet në kinema të ndryshme rreth botës./21Media