"Skulptura në Kosovë që tregon vështirësitë që kaloi shteti"

“Skulptura në Kosovë që tregon vështirësitë që kaloi shteti”

“Para një dekade, Fisnik Ismaili dizajoni një skulpturë për të festuar shpalljen e pavarësisë së Kosovës nga Serbia. Ishte një fjalë, “Newborn”, e paraqitur në shkronja të mëdha e ngjyrosur në ngjyrë të verdhë të ndezur. Ai nuk kishte para për të paguar personat që ndërtuan shkronjat, kështu që la çelësat e veturës dhe shtëpisë së tij si depozitë”, shkruhet në fillimin e artikullit të shkruar nga Alex Marshall për “The New York Times”.

Artikulli shkruan për ndërtimin e skulpturës që u bë simbol i shtetit të Kosovës si dhe për jetën dhe veprimtarin e Fisnik Ismailit, shkruan rtv21.tv

Ky artikull tregon se si u ndryshua dizajni i simbolit “Newborn” gjatë 10 vjetëve si dhe flet se si krijimtari i kësaj skulpture 5 ditë para përvjetorit të pavarësisë e ideon se si do të duket “Newborn” në vitin pasues.

Shkrimi përfundon me atë se jo të gjithë qytetarët e Kosovës janë të lumtur për kontrollin që ka Fisnik Ismaili mbi skulpturën.

“Jo të gjithë në Kosovë janë të lumtur për kontrollin e skulpturës nga zotri Ismaili. ‘Duhet ta lërë atë tek publiku ose artistët e rrugës për të bërë atë që duan, për të thënë atë që u duhet’, tha Dardan Zhegrova, një artist lokal.”, citohet në artikullin e shkruar.

Për shkrimin e këtij artikulli Fisnik Ismaili, falenderoi autorët e tekstit përmes një postimi në rrjetin social Facebook./21Media