Dua dhe Bebe pjesë e skuadrës “Blake” në edicionin e “The Voice”

Dua dhe Bebe pjesë e skuadrës “Blake” në edicionin e “The Voice”

Spektakli i i talentëve “The Voice” në Amerikë këtë vit do të ketëy këngëtare të famshme shqiptare me famë botërore.

Bëhet fjalë për emrat e njohur, Bebe Rexha dhe Dua Lipa, të cilat do të jenë ndihmës-trajnere e skuadrës “Blake” në edicionin e “The Voice”.

Bashkë me Duan dhe Beben pjesë e kësaj skuadre do të jenë edhe këngëtarja tjetër e famshme, Ella Mai, dhe grupi i njohu i vëllezërve, Jonas Brothers.

Këtë e ka bërë të diturt këngëtarja Bebe Rexha,  e cila në Facebook ka publikuar  disa fotografi të kolegëve të saj, me të cilët do të jetë bashkë në “The Vocie”.

“Skuadra Blake, përpara!”, është mbishkrimi që Bebe a ka lënë mbi këto fotografi.

Kujtojmë se, dy artistet janë mike të të mira me njëra-tjetrën, dhe kjo eksperiencë për to do jetë mjaft e mirë. /21Media