Idrizi zotohet për transparencë dhe llogaridhënie në qeverisje

Idrizi zotohet për transparencë dhe llogaridhënie në qeverisje

 Një prej vendimeve të para të kandidates së PDK-së për kryetare të Komunës së Mitrovicës, Valdete Idrizi do të jetë themelimi i zyrës për zhvillim ekonomik.

“Në atë zyrë do të jenë njerëzit që kanë përvojë, që nuk kanë me lënë asnjë fond qoftë fondet e BE-së, por edhe fondet tjera të disponueshme me i sjellë në qytet”, tha Idrizi, duke shtuar se këto fonde do të shpërndahen apo shfrytëzohen në mënyrë transparente dhe llogaridhënëse.

Ajo u zotua se pranë vetes do t’i mbledhë njerëzit më të mirë, që kanë me gjenerua vende të punës, duke dizajnuar projekte konform nevojave të qytetarëve.

Këto komente ajo i bëri në Debat Pernime, ku ishte e ftuar të shpaloste prioritetet e programit të saj qeverisës, përkrah kandidatit të AKR, Agim Bahtiri. Por ky i fundit nuk ishte i pranishëm në debat./21Media