Themelohet Këshilli Kombëtar për Inovacion dhe Ndërmarrësi

Ky Këshill u themelua në Mbeldhjen e sotme të qeverisë

Qeveria e Republikës së Kosovës, në mbledhjen e sotme, me propozim të Ministrit të Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj, ka marrë vendim për themelimin e Këshillit Kombëtar për Inovacion dhe Ndërmarrësi.

Me këtë rast Beqaj ka theksuar se formimi i këtij Këshill ka për qëllim koordinimin e të gjithë akterëve relevantë për fushën e inovacionit dhe ndërmarrësisë.

“Qëllimi i themelimit të Këshillit Kombëtar për Inovacion dhe Ndërmarrësi është koordinimi i të gjithë akterëve relevantë qofshin institucional, qofshin ata të biznesit apo të shoqërisë civile, për fushën e inovacionit dhe ndërmarrësisë”, ka thënë ministri Beqaj.

Këshilli Kombëtar për Inovacion dhe Ndërmarrësi në bazë të vendimit të sotëm do t’i ketë 17 anëtarë, ndërsa fushëveprimtaria e tij do të rregullohet me rregullore të veçantë e cila do të harmonizohet në Këshill dhe do të miratohet nga Qeveria e Kosovës./21Media

Back to top button