Këtë vendim e mirëpriti Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së

Këtë vendim e mirëpriti Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka përshëndetur vendimin e Gjykatës Themelore të Prishtinës për refuzimin e kërkesës së Prokurorisë Speciale të Kosovës, e cila kishte kërkuar pezullimin e pensioneve për më shumë se 19 mijë veteranë.

OVL UÇK nëpërmjet një komunikate ka kërkuar nga institucionet e drejtësisë, që hetimit të listave të veteranëve të luftës t’i shkohet deri në fund, duke shqyrtuar në mënyrë individuale secilin rast.

Prokuroria Speciale ditë më parë kishte vlerësuar se buxheti i Kosovës është dëmtuar mbi 88 milionë euro me rastin e “fryrjes” së listave të veteranëve. Prokuroria kishte kërkuar nga gjykata pezullimin e pensionit të veteranit për 19 mijë e 500 persona. Këtë propozim e kishin kundërshtuar të akuzuarit dhe avokatët e tyre mbrojtës duke e vlerësuar të pa bazuar. Ndryshe, 12 të akuzuarit në këtë rast, ish anëtarët e komisionit për verifikimin e statusit të veteranëve Agim Çeku, Rrustem Berisha, Shkumbin Demaliaj dhe të tjerët ishin deklaruar të pa fajshëm.