Emri i tij ka lënë gjurmë

Emri i tij ka lënë gjurmë

Ernest Hemingway mbetet shkrimtari më i shquar amerikan. Për librat e tija ai u shpërblye me shumë çmime letrare. Në vitin 1953 merr çmimin “Pulitzer” për romanin“Plaku dhe deti”.

Hemingway tri javë para se ta festonte 62 vjetorin e lindjes vendosi t’i japë vet fund jetës së tij, duke bërë vetëvrasje me 2 korrik te vitit 1961.

Por, ky emër i njohur në gjithë botën ka lënë gjurmë me veprat, dhe fjalët e tij /21Media

“Asnjëherë mos shkoni në udhëtime me dikë që nuk e dashuroni”

“Bota thyen këdo dhe pastaj, disa janë më të fortë në vendet ku janë thyer”

“Mënyra më e mirë për të ditur nëse duhet t’i besosh dikujt, është që ta besosh atë”

“Kur njerëzit flasin, dëgjoni krejt çfarë po thonë. Shumica e njerëzve asnjëherë nuk dëgjojnë”

“Nuk ka asgjë fisnike tek të qenit superior ndaj shokut tuaj. Fisnikëri e vërtetë është të qenit superior ndaj ish-vetes tuaj”

“E sotmja është vetëm një ditë nga të gjitha ditët që do të vijnë në vazhdim. Por, ajo që do të ndodhë në të gjitha ditët e tjera që do të vijnë, mund të varet ajo që do të bëni sot”

 “Brengosuni çdo ditë nga pak dhe do t’i humbni disa vite jetë. Nëse diçka është e gabuar, rregullojeni nëse është e mundur. Por ushtrojeni veten të mos brengoseni: brengat asnjëherë nuk rregullojnë ndonjë gjë”

“E moralshme është ajo çfarë ju bën të ndiheni mirë pasi ta keni bërë, e pamoralshme është ajo çfarë ju bën të ndiheni keq pasi ta keni bërë”.