“Fjala është si bleta që ka edhe mjaltin, edhe thumbin”

“Fjala është si bleta që ka edhe mjaltin, edhe thumbin”

Shkrimtari shqiptar me nam botëror, Ismail Kadare sot feston 84-vjetorin e lindjes. Kadare është një nga shkrimtarët më gjenialë bashkëkohorë, disa herë i nominuar për çmimin “Nobel” në letërsi.

Ai shquhet për novela, romane, por ka botuar edhe vëllime me poezi. Më poshtë ju sjellim disa thënie të veçanta të Ismail Kadares.

“Të falësh nuk do të thotë të harrosh”.

“Fjala është si bleta që ka edhe mjaltin, edhe thumbin”.

“Popujt, librat e tyre të mëdhenj, me gjak zakonisht i kanë larë”.

“Ne mund të jemi gjithçka, veç një gjë nuk jemi: ajo që kujtoni ju”.

“Ka gjithmonë kohë që njerëzit të bëjnë diçka për popullin e tyre”.

“Sillu aq mirë me ata që të lëndojnë, sa t’iu vijë neveri nga vetja e tyre”.

“Ata që shohin qart edhe larg, në të ardhmen janë të padëshirueshëm për çdo pushtet tiranik”. “Armiku mbetet armik, edhe i vdekur qoftë”.

Kadare më 23 qershor të vitit 2012 ishte nderuar me Çmimin e madh spanjoll, “Princi i Asturias për Letërsi”, një nga çmimet me prestigjioze letrare në botë. Ai kishte dalë fitues mes 31 kandidatëve nga 25 vende të ndryshme të botës, ku dallohet emri i Milan Kunderas apo italiani Antonio Cabucchi. /21Media