Emri i saj ka lënë gjurmë

Emri i saj ka lënë gjurmë

Anjezë Gonxhe Bojaxhiu e njohur si Nënë Tereza ka lindur në Shkup më 26 gusht të vitit 1910 dhe vdiq më 5 shtator 1997 në Kalkuta, (Indi).

Gjithë jetën ia kishte kushtuar çështjes së bamirësisë, duke i ndihmuar familjet e varfra dhe personat e sëmurë.

Nënë Tereza ka qenë fituese e çmimit Nobel për Paqen, kurse më 19 tetor të vitit 2003 u shpall e bekuar nga Vatikani.

Ky emër i njohur në gjithë botën ka lënë gjurmë me veprat, dhe fjalët e saj. /21Media

”Nëse vërtët duam të dashurojmë, duhet të mësojmë si të falim”

”Fëmijet kurrë s’mund të jenë mjaft. Fëmijët janë jeta e Zotit”

”Nëse lutemi, do besojmë! Nëse besojmë, do dashurojmë! Nëse dashurojmë, do sherbejmë”

”Ne s’mund të bëjmë dot gjëra të mëdha, vetëm gjëra të vogla me dashuri të madhe”

”Nuk ka rëndësi sa shumë jemi të angazhuar të bëjmë, por sa shumë dashuri vëmë, në të bërët”

‘Përpara se të flasim, është e nevojshme të dëgjojmë, se Zoti flet në heshtjen e zemrës”

”Në qoftë se je i përulur, asgjë nuk të prek, as lëvdim, as , sepse t’i e di mirë kush je”.

“Shoh Zotin në çdo njeri. Kur laj një të sëmurë me lebër, ndjej se po kujdesem për Zotin. A nuk është kjo një eksperiencë e bukur?”.  

“Të varfrit na japin më shumë seç u japim ne atyre. Ata janë njerëz kaq të fortë, duke jetuar ditë për ditë pa ushqim. Dhe ata kurrë nuk mallkojnë, as nuk ankohen. Ne nuk duhet t’u japim atyre simpatinë, por duhet të mësojmë nga ata”.