"Mos bëj me dashurinë çfarë bën një fëmijë me tullumbacen që kur e ka e injoron dhe kur e humbet e qan"

“Mos bëj me dashurinë çfarë bën një fëmijë me tullumbacen që kur e ka e injoron dhe kur e humbet e qan”

Pablo Neruda ishte një poet, diplomat e politikan kilian. Ai u njoh si poet qysh nga mosha 10 vjeçare. Neruda ka fituar çmimn Nobel për leterësi në vitin 1971. Ai njihet për “Njëzetë poema dashurie dhe një këngë e dëshpëruar” si dhe “Një qind sonete dashurie”, shkruan rtv21.tv

Neruda lindi në vitin 1904 kurse vdiq në vitin 1973. Tash vonë u zbulua edhe shkaku kryesor vdekjes së tij dhe jo siç shkruhej në atutopsinë e tij se ka vdekur nga kanceri. Në maj 2014 një grup shkencëtarësh spanjollë zbuloi prezencën masive të baktereve të stafilokokut të artë që mendohet të jenë injektuar nga agjentët e diktaturës./21Media

Mëqenëse i shkroi aq shumë dashurisë më poshtë kemi renditur disa nga thëniet më pikante të tij për dashurinë:

Mund të presin të gjitha lulet, por nuk mund ta ndalin pranverën.

Për trukun tim të ardhshëm kam nevojë të më puthësh dhe, në mënyrë magjike, do të shfaqen flutura në stomakun tënd.

Që asgjë mos të na ndajë asgjë mos na bashkoftë.

Nëse asgjë nuk na shpëton nga vdekja, të paktën dashuria të na shpëtojë nga jeta.

Fëmija që nuk luan nuk është fëmijë, por njeriu që nuk luan e humbi përgjithmonë fëmijën që jetonte brenda tij dhe do t’i mungojë shumë.

Dashuria lind nga kujtimi, jeton nga inteligjenca dhe vdes nga harresa.

Mos bëj me dashurinë çfarë bën një fëmijë me tullumbacen që kur e ka e injoron dhe kur e humbet e qan.

Është e ndaluar mos t’i buzëqeshësh problemeve, mos të luftosh për çfarë do, të braktisësh gjithçka nga frika, mos të bësh realitet ëndrrat e tua.

Ka një farë kënaqësie të çmenduria, që vetëm i çmenduri e njeh.