Një vepër kritike për dënimin me vdekje në Iran

Një vepër kritike për dënimin me vdekje në Iran

Filmi “There is no evil”, me regji të Mohammad Rasoulof, fitoi çmimin kryesor në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit, Berlinale. Kjo është një vepër kritike për dënimin me vdekje në Iran.

Regjisorit iranian iu ndalua të merrej me këtë profesion që nga viti 2017. Megjithatë ai e realizoi këtë film, i gjashti me radhë, fshehurazi.

Ai e ka të ndaluar të udhëtojë jashtë Iranit për shkak të akuzave që lidhen me filmat e tij të mëparshëm, andaj dhe nuk arriti ta merrte personalisht çmimin për këtë film. Çmimin e pranoi vajza e tij, Baran, e cila është pjesë e këtij filmi, transmeton rtv21.tv

Filmi tregon katër histori të ndara për dënimin me vdekje në Iran, nga ajo e një ekzekutuesi e deri tek familjet e viktimave. Ekspertët e kanë quajtur filmin e Rasoulof, deklaratën më të hapur kritike të deritanishme./21Media