May tregoi datën e dorëheqjes

May tregoi datën e dorëheqjes

​Theresa May njoftoi se më 7 qershor do të dorëhiqet nga drejtimi i Partisë Konservatore duke i hapur rrugë zgjedhjes së një kryeministri të ri britanik.

Në një fjalim emocional, May tha se kishte bërë më të mirën që të respektonte verdiktin e popullit në referendumin e vitit 2016 për daljen nga Bashkimi Evropian.

Ajo tha se është krenare me arritjet e deritashme, por theksoi mungesën e konsensusit për marrëveshjen e Brexit, të cilin proces ajo tha se tashmë duhet ta ushëheq dikush tjetër.

May deklaroi se një kryeministër i ri është në interesin e vendit, por e paralajmëroi se i duhet të punojë të arrijë konsensusin.

Theresa May tha se do të vazhdojë të shërbejë si kryeministre derisa të emërohet lideri i ri i konservatorëve.