Theret me thikë një person në Gjilan

Haziri e ka dënuar këtë akt

Në fshatin Cernicë të Gjilanit një person është therur me thikë dje pasdite. Siç raporton policia, viktima është jashtë rrezikut për jetë.

“Viktima është dërguar në QKUK dhe sipas mjekut, është jashtë rrezikut për jetë. I dyshuari fillimisht ndodhej në arrati, por pas perpjekjeve policore më vonë është arrestuar dhe në konsultim me prokurorin ndalohet për procedura të mëtejme.”, thuhet në raportin e policisë.

Kreu i Gjilanit, Lutfi Haziri e ka dënuar këtë akt. Haziri e ka deleguar nënkryetarin e komunës që së bashku me ekipin e tij ta vizitojë familjen e viktimës.

“Komuna e Gjilanit e ka marrë me shqetësim lajmin për therrjen me thikë të një pjestari të komunitetit serb në Cernicë, nga ana e një 20-vjeçari. Kryetari i Komunës, Lutfi Haziri, në emër të Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi, e ka dënuar këtë akt i cili është rast i izoluar dhe nuk e prish në asnjë mënyrë bashkëjetesen e tolerancën ndëretnike. Haziri e ka deleguar nënkryetarin e Komunës, Arbër Ismajli me ekipin e tij, të cilët e kanë vizituar sot familjen e viktimës, duke thënë se Komuna do t’i qëndrojë afër kësaj familje.”, thuhet në njoftimin e komunës së Gjilanit./21Media

Back to top button