Theret me thikë një person në Prishtinë

Ngjarja ka ndodhur sot në lagjen Dardania në Prishtinë dhe një person është therur me thikë

Siç raporton policia pas plagëve të marra personi është dërguar në QKUK për trajtim mjekësorë.

Sot rreth orës 11:30, në lagjen Dardania në Prishtinë, saktësisht në rrugën “Lekë Dukagjini”, ka ndodhur një përleshje fizike mes disa personave, ku është përdorur një armë zjarri dhe një armë e ftohtë (thikë).

Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore, të mbështetura edhe nga hetuesit e stacionit policor të jugut si dhe njësitë e tjera për ekzaminim të vendngjarjes.

Si pasojë e përleshjes një person, F. B, mashkull , 19 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës ka marrë plagë nga arma e ftohët (thikë) dhe i njëjti menjëherë është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.

Gjithashtu janë shkaktuar edhe dëme materiale, ku nga predhat e armës, janë dëmtuar dy automjete që kanë qenë të parkuara në afërsi të vendit ku ka ndodhë incidenti.

“Në kuadër të veprimeve të saj policia me një intensitet të shtuar ka ndërmarrë një varg veprimesh operative e hetimore, me fokus zbulimin e identitetit dhe vendndodhjen e të dyshuarve të mundshëm si dhe ka zgjeruar rrethin e hetimit në përpjekje për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me rastin. Si rezultat i kësaj, rreth orës 12:00, policia ka arritur të identifikoj dhe të shoqëroj në stacion policor dy persona të dyshuar”, thuhet në njoftimin e policisë./21Media

Back to top button