Theret me thikë një person në Prizren

Është arrestuar personi i dyshuar

Policia në raportin e saj ka bërë të ditur se dje në Prizren në rrugën “Ali Hadri” është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që i njëjti ka goditur me një mjet të mprehtë-thikë viktimën mashkull K-Shqiptar, të cilit i ka shkaktuar lëndime trupore.

Viktimës i është ofruar tretman mjekësor në spitalin rajonal të Prizrenit dhe pastaj është liruar.

Po ashtu në raport thuhet se njësitet policore tek i dyshuari kanë gjetur dhe kanë konfiskuar thikën që dyshohet të jetë përdorur në rast.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje./21Media

Back to top button