Theri me thikë vëllain, arrestohet i dyshuari

Sipas policisë ngjarja ka ndodhur pas një konflikti

Një adoleshent është arrestuar nga policia e Krujës për plagosjen me thikë të vëllait të tij.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur në fshatin Luz pas një konflikti të çastit.

“Specialistët për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, arrestuan në flagrancë shtetasin e mitur: O.O.,16 vjeç, banues në Luz, Fushë-Krujë.Adoleshenti, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, ka goditur më mjet prerës (thikë) vëllain e tij shtetasin A.O.,22 vjeç”, njofton policia.

Policia tutje ka njoftuar se në cilësinë e provës materiale u sekuestrua mjeti prerës (thikë).

Back to top button