Personat e lënduar janë në QKUK

Personat e lënduar janë në QKUK

Sonte rreth orës 22:00 në rrugën “Ahmet Dërguti” të lagjes “Arbëria” ka ndodhur një rrahje ndërmjet disa personave, me ç’rast janë lënduar dy persona.

Lajmin për rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, sipas të cilit dyshohet se personat kanë pësuar lëndime nga mjeti i ftohtë- thikë.

“Si pasoj e rrahjes dy persona kane pesuar lendime, dyshohet se personat kane pesuar lendime te renda nga mjeti i ftoht thike. Njesitet policore kane dalur menjehere ne vendin e ngjarjes dhe jane duke kryer hetime intensive lidhur me rastin”, ka theksuar Kelani.

Ndërkohë, dy personat e lënduar janë duke u trajtuar në QKUK./21Media