Brenda natës 3 persona theren me thikë

Brenda natës 3 persona theren me thikë

Një person ka pësuar lëndime trupore pasi që është sulmuar me thikë nga një person i panjohur.

Rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 19:50 në Ferizaj.

Sipas policisë Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor.

Ndërsa, mbrëmë rreth orës 22:00 një incident ka ndodhur në kryeqytet, ku dy persona pas therjes me thikë kanë mbetur të lënduar. Njëri prej tyre ishte në gjendje të rëndë shëndetësore.

Portali rtv21.tv ka kontaktar me drejtorin e kirurgjisë abdominale në QKUK, Ferat Sallahun. Sallahu ka thënë se gjendja e pacientit është e mirë, stabile dhe e ka kaluar rrezikun për jetë./21Media