Viktima u dërgua në spital

Viktima u dërgua në spital

Një person ka marr lëndime të rënda trupore pasi është ther me thikë mbrëmë rreth orës 20:15 në fshatin Sazli të Ferizajt.

Policia ka njoftuar se personi i dyshuar është arrestuar. Ndërsa, viktima është dërguar në Qendren Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar i cili pas një mosmarrëveshje e kishte sulmuar fizikisht dhe ther me thikë viktimën mashkull K/Shqiptar i cili për shkak të lëndimeve është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, rasti vazhdon të hetohet./21Media