Dy të arrestuar

Dy të arrestuar

Dje në rrugën “Esat Mekuli” në Pejë janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, sepse njëri prej tyre ka therur me thikë një mashkull kosovar, ndërsa i dyshuari tjetër ka tentuar ta fshehë thikën, me të cilën është kryer vepra.

Sipas policisë, viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.

“Me vendim të prokurorit, pas intervistimit njëri i dyshuar dërgohet në mbajtje, ndërsa tjetri lirohet në procedurë të rregullt.”, njoftoi policia sot në raportin 24 orësh./21Media