Therje me thikë në Podujevë

Një person ka pësuar lëndime trupore pasi është sulmuar fizikisht nga tre persona tjerë të dyshuar. Policia raporton se gjatë incidentit njëri nga të dyshuarit e ka qëlluar me thikë në kraharor viktimën.
“I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor dhe sipas mjekëve gjendja e tij është stabile”, thuhet në raportin 24-orësh.
Lidhur me rastin është arrestuar njëri nga të dyshuarit i cili pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt./21Media

Back to top button